Trump firmos urdhërin që mund të mund të padisësh Facebook dhe Twitter

schedule01:20 - 29 Maj, 2020

schedule 01:20 - 29 Maj, 2020

Presidenti amerikan, Donald Trump, firmosi urdhrin ekzekutiv që ripërkufizon mbrotjen ligjore që gëzonin rrjetet sociale. Urdhri u firmos vetëm dy ditë pasi Twitter konsideroi si mundësisht keqinformues dy postime të Presidentit.

Sipas këtij urdhri, platforma online si Facebook dhe Twitter mund të paditen nëse gjykohet se po bllokojnë një postim në mënyrë të padrejtë.

Presidenti i ka akuzuar rregullisht rrjetet sociale për zbehjen apo censurimin e zërave konservatorë. Të mërkurën ai akuzoi Twitter-in për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale pasi shtoi një link për verifikimin e fakteve në dy postime të tij.