Linjat ajrore fillojnë shkurtimin e stafit për shkak të Covid-19

schedule08:58 - 29 Maj, 2020

schedule 08:58 - 29 Maj, 2020

EasyJet ka njoftuar se do të zvogëlojë deri në 30% të forcës punëtore, ose 4500 të punësuar për shkak të Covid-19, pasi përgatitet për kërkesë më të ulët të klientëve kur të rifillojë fluturimet, shkruan The Guardian.

EasyJet pret që kërkesa e pasagjerëve të kthehet ngadalë, duke arritur vetëm 30% të kapacitetit në tremujorin e fundit të vitit në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2019. Nuk pret që kërkesa të arrijë nivelet e 2019 për rreth tre vjet. Linja ajrore me bazë në Luton ka 15,000 njerëz të punësuar dhe do të fillojë një proces konsultimi me stafin në ditët në vijim.

Linja ajrore planifikon të zvogëlojë flotën e saj të avionëve në 302 aeroplanë, 51 më pak se sa kishte planifikuar përpara shpërthimit të Covid-19, raporton abcnews.al

EasyJet është kritikuar shumë nga aksioneri dhe themeluesi i saj më i madh, Sir Stelios Haji-Ioannou, për refuzimin e heqjes së një porosie prej 4.5 bilion paund për më shumë se 100 avionë të rinj nga Airbus që ai beson se rrezikon të ardhmen e linjës ajrore.

Linja ajrore kishte njoftuar më parë se do të rifillonte fluturimet me një numër më të vogël të rrugëve nga 15 qershori, me rritje të masave të sigurisë në bord, përfshirë edhe mbajtjen e detyrueshme të maskave të fytyrës, raporton abcnews.al

Linja ajrore po planifikon shkurtime më të thella të vendeve të punës sesa rivalët e saj me kosto të ulët – Ryanair tha se do të pushojë 15% të stafit të saj, dhe Wizz synon të zvogëlojë fuqinë e saj të punës me 19%.

“Do të ishte e pamundur që kompanitë të operojnë me vetëm një të tretën e vendeve të shitura, do të ishte e dëmshme për rikuperimin.”  Pandemia e koronavirusit ndaloi pjesën më të madhe të trafikut ajror në të gjithë Europën dhe e ka vendosur EasyJet dhe konkurrentët e saj nën një presion të fortë financiar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!