Dy infermierë ushtarakë shqiptarë janë dekoruar nga komandanti turk i bazës së tyre në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit për kontrubutin e tyre në kohë pandemie.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cila shpreh vlerësimin dhe krenarinë për dekorimin e tyre.
“Nga njëri cep i globit në tjetrin, ushtarakët shqiptarë vijojnë të vlerësohen për kontributin e tyre.
Në këtë periudhë pandemie vëmendja ndaj personelit shëndetësor është shtuar edhe në misionet e NATO-s.
Infermierët ushtarakë shqiptarë nëntoger Eno Shyti dhe tetar Viktor Skuqi janë dekoruar nga komandanti turk i bazës së tyre në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit”, shkruan Xhaçka./abcnews.al

