Goleada dhe një sherr, çfarë ndodhi në miqësoret e djeshme

schedule08:55 - 28 Maj, 2020

schedule 08:55 - 28 Maj, 2020

Disa ndeshje miqësore janë zhvilluar ditën e djeshme. Skuadrat shqiptare vijojnë përgatitjet për rifillimin e kampionatit. Dhjetë duele u luajtën, por vetëm nëntë prej tyre përfunduan rregullisht. Përballja midis Luftëtarit dhe Këlcyrës u tensionua dhe në Gjirokastër u luajt vetëm gjysma e pjesës së parë.

Shumë ndërhyrje të ashpra ndodhën. Miqtë luajtën fort dhe vendasit nuk duruan më. Një faull i Bonit të Këlcyrës kundër Amer Dukës bëri që të niste një sherr masiv. Lojtarët u përplasën mes tyre, por stafet ndërhynë dhe situata u qetësua disi.

Gjithsesi, nuk bëhej më fjalë për futboll. Panorama Sport raporton se pesë minuta pasi ishte ndalur ndeshja, dy trajnerët vendosën që nuk mund të luhej më. Rezultati ishte 0-0 dhe në minutën e 24-t u mbyll përfundimisht kjo miqësore.

Partizani nuk u kursye aspak kundër Turbinës, të cilës i shënoi 8 gola. Tirana u ndesh me Vorën dhe në fund ia doli të triumfonte 3-2. Fitore të pastra arritën Skënderbeu, Kukësi dhe Flamurtari. Laçi u mposht nga Besëlidhja fqinje, ashtu si dhe Flamurtari nga Orikumi.

Dy duelet e fundit u zhvilluan mes skuadrave të Kategorisë së Parë. Egnatia fitoi 2-1 përballë Apolonisë, ndërsa Tërbuni dhe Korabi u zbavitën shumë. Plot shtatë gola u shënuan në këtë derbi dhe në fund festuan dibranët pas fitores 4-3. /abcnews.al

 

Rezultatet e miqësoreve

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!