Qipro do të mbulojë shpenzimet e turistëve që infektohen me COVID-19 gjatë pushimeve

schedule14:28 - 27 Maj, 2020

schedule 14:28 - 27 Maj, 2020

Qipro do të mbulojë shpenzimet për cilindo turist  që  rezulton pozitiv me koronavirus gjatë pushimeve në vend.

Qeveria qipriote thotë se do të mbulojë akomodimin, ushqimin, pijet dhe ilaçet për pacientët Covid-19 dhe familjet e tyre. Pacientët do të duhet të paguajnë vetëm për udhëtimin me taksi në aeroport dhe fluturimin në shtëpi.

Një spital me 100 shtretër do të kujdeset ekskluzivisht për udhëtarët e huaj, të cilët do të testojnë pozitivë. Rreth 112 njësi të kujdesit intensiv të pajisura me 200 ventilator  do të rezervohen për pacientë me sëmundje kritike.

Një “hotel karantinë” me 500 dhoma do të presë familjarët e pacientëve dhe kontakte të tjera të ngushta.

Premtimi erdhi në një letër me pesë faqe, të dërguar për qeveritë, linjat ajrore dhe operatorët turistikë, ku përshkruhen protokollet e rrepta të shëndetit dhe higjienës që Qiproja po miraton për të tërhequr vizitorët në vendin që varet nga turizmi.

Turizmi përfshin  13% të ekonomisë së Qipros. Vendi pret të humbasi 2.6 miliardë euro të ardhura nga turizmi këtë vit.

Letra, e nënshkruar nga ministrat e punëve të jashtme të Qipros, transporti dhe turizmi, krenohet se vendi ka rastet  më të ulëta të koronavirusit për frymë në Europë, pasi ka testuar më shumë se 10% të popullsisë së tij.

Udhëtimi ndërkombëtar ajror në Qipro fillon më 9 qershor fillimisht nga 19 vende, me pasagjerët që u kërkohet të kryejnë test të  Covid-19 tre ditë para nisjes. Kjo masë do të hiqet më 20 qershor për 13 vende, përfshirë Gjermaninë, Finlandën, Izraelin, Greqinë dhe Norvegjinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!