Dy alpinistë janë gjetur pas 18 ditëve pasi kishin humbur në pyjet e Zelandës së Re.
Dion Reynolds dhe Jessica O’Connor, të dy 23-vjeçar, kishin nisur ecjen në parkun kombëtar “Kahurangi” më 9 maj dhe kishin planifikuar të qëndronin atje 5 ditë.
Por ata humbën rrugën për shkak të mjegullës.
Ata gjetën ujë për të mbijetuar dhe u shpëtuan kur një helikopter i ekipeve emergjente vunë re tymin nga zjarri që e kishin ndezur alpinistët në pyll.
Zhdukja e alpinistëve vuri në lëvizje një ekip të madh duke përfshirë 50 persona, përfshirë pesë ekspertë gjurmimi, tre ekipe qensh dhe dy ekuipazhe helikopteri. Policia tha se kontrolli ishte i vështirë sepse zona ishte e largët dhe e pyllëzuar.
Ndërkohë moti i keq në fillim të kësaj jave kishte penguar kërkimin dhe kishte ngritur më shumë shqetësime për sigurinë e çiftit.
Zëdhënësi i ambulancës St John Ngaire Jones tha që dyshja u sollën me helikopter në aeroportin Nelson.
Ata u kontrolluan edhe nga mjekët të cilët u shprehën se kishin vetëm lëndime të vogla.
Policia tha që gjendja e tyre ishte e qëndrueshme duke marrë parasysh përvojën e tyre të gjatë./abcnews.al