Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe Duncan Norman.
Zyra e shtypit e LSI bën me dije se Kryemadhi diskutoi me ambasadorin Norman lidhur me sfidën e madhe të përmbushjes së 15 kushteve të Integrimit Evropian dhe vullnetin e pandryshuar të LSI-së për të kontribuar për ato që janë përgjegjësitë e opozitës në listën e kushteve të BE për hapjen e negociatave.
Kryemadhi nënvizoi rolin e veçantë dhe mjaft pozitiv të ambasadorit Duncan në formësimin e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, si një model për ti dhënë përgjigje çështjeve që kanë rëndësi për vendin dhe veçanërisht zgjedhjeve, që janë themel i demokracisë.