Ajo që shpesh është vënë re në daljet publike të Victoria Beckham, është fakti se tregohet gjithmonë e rezervuar kur vjen puna tek buzëqeshja. Por së fundmi, djali i saj Cruz ndau me ndjekësit në Instagram një fotografi të Victoria-s duke buzëqeshur dhe padyshim kjo ka sjellë dhe reagimin e bashkëshortit të saj, David.
“Me sa duket edhe mamaja ime qeshka,” shkroi Cruz bashkëngjitur postimit.
“Sa të bardha janë dhëmbët e mamit. Njësoj si tek Ross tek Friends”, komentoi David, duke iu referuar një skene nga seriali i famshëm. /abcnews.al