Trondit doktori francez: Hoqën hidrokloriksinën nga trajtimi i Covid-19 sepse kushton pak

schedule09:39 - 27 Maj, 2020

schedule 09:39 - 27 Maj, 2020

Qeveria franceze vendosi të anulojë masat që i lejonin mjekëve në spitale që të përdornin apo të këshillonin klorokinën kundër Kovid 19.  Vendimi u mor pas një mendimi kundër të Këshillit të lartë të Shëndetit publik, pas analizimit të rezultateve të një studimi të gjerë të publikuar në revistën shkencore “The Lancet”

Didier Raul mjek francez dhe mikrobiolog ka reaguar në lidhje me këtë vendim, duke treguar se gjatë këtyre dy muajve e gjysmë ka shëruar mijëra të prekur nga Covid në institutin e drejtuar prej tij në Marsejë, ku një pjesë e madhe e pacientvë siç tregon ai janë mjekuar nga hidrokloriksinë.

Por, pse po hiqet ky ilaç? Mjeku, i cilësuar shpesh si  kontravers, jep një arsye madhore të lidhur vetëm me çmimin e lirë dhe me paaftesinë e menaxhimit të kësaj pandemia në këto kohë ku jetët tona më shumë se nga njerëzit kontrollohen nga teknologjia e informacionit dhe të dhënat që vijnë prej saj.

Klorokina është një ilac anti malarje i zbuluar në vitet ’20, i përdorur më pas dhe për të mjekuar sëmundje të tilla si lupusi. Në Francë u kthye në objektin e përplasjeve politike dhe ideologjike që kishin si protagonist doktor Didier Raoult, drejtorin e Institutit Mesdhetar të Marsejës, një virolog i vlerësuar por dhe një personazh jontrovers anti sistem. Në fillim të epidemisë kur edhe në Francë terapitë intensive filluan të mbusheshin me të sëmurë, Raoult publikoi një video në Youtube me titullin «Fundi i lojës », duke pretenduar se kishte gjetur zgjidhjen për të mundur koronavirusin: klorokinën e shoqëruar me antibiotik.

Në një kohë që Franca, pas hutimit të fillimit, u prek nga emergjenca dhe qeveria vendosi mbylljen e venit, dhjetëra persona u vunë në rradhë para spitalit të Marsejës me shpresën se do të mjekoheshin dhe shpëtoheshin nga Raoult. Dhe pse me dyshim, qeveria lejoi përdorimin e klorokinës në spitale, vetëm për pacientët në gejndje të rëndë, apo me vendimin e një ekipi mjekësh. Gjithcka në pritje të studimeve më të thelluara që do të verifikonin efikasitetin e këtij ilaci, do të shprehej në atë kohë ministri Olivier Veran, i cili gjithnëj është treguar skeptik ndaj kësaj terapie.

Autoritetet franceze nuk deshën të kundërshtonin në mënyrë drastike një mjek me një karrierë të respektuar, dhe që me kalimin e ditëve fitoi një popullaritet si shërues, falë dhe një stili jo të zakonshëm për një mjek – flokë  të gjatë dhe unazë me kafkë. Raoult u përqendrua dhe në rivalitetin historik mes Marsejës dhe Parisit, provincës dhe kryeqytetit, opozitës mes popullit dhe elitës. Virologu u kthye në një simbol të mjekëve, i lavdëruar dhe i mbrojtur nga jelekët e verdhë, nga Marin Lë Pen dhe nga e gjithë bota intelektuale e politike kundër qeverisë. Gjithnëj i gatshëm për t’u shfaqur pranë qytetarëve, aspak paragjykues, presidenti francez Makron shkoi në spitalin e Marsejës për t’u takuar me Raoult, një vendim që pë rshumë u pa si një dëshirë për populizëm.

Popullariteti i Raoult dhe mjekimit me klorokinë u bë planetarm, i shtyrë nga Donald Trump i cili në fillim të epidemisë rakomandonte përdorimin e tij – javë më vonë do të këshillonte dhe injektimin e zbardhuesit – dhe disa ditë më parë presidenti amerikan pranoi publikisht se përdorte klorokinë si masë parandaluese, gjë që siaps tij bënin dh eshumë mjekë e ifermierë në linjë të parë kundër pandemisë.

Në Francë Raoult dhe klorokina u kthyen në simbolin e luftës kundër shumëkombëshve të farmaceutikës – të cilët nuk do të mund të përfitonin asgjë nga një ilac ekzistues – dhe kundër pushtetit, me ngadalësirat e tij burokratike, interesat dhe paaftësinë për të pranuar se dikush mund të ketë sukses në shkencë dhe larg Parisit. Sukses si ai i Raoult. Në mbrojtje të mjekut të Marsejës doli dhe filozofi anti sistem Michel Onfray, i cili e ftoi Raoult të bëhej pjesë e revistës së tij të re “Fronti Popullor”, platformë e sovranizmit të djathtë e të majtë në betejën kundër Makron në kuadër të presidencialeve framnceze të 2022-shit.

Përballët të gjitha këtyre domethënëieve politike dhe ideologjike janë rezultatet shkencore,. Studimi i Lancet konfirmon pas një testi klinik në shkallë të gjerë, dyshimet që kanë shoqëruar gjithnjë përdorimin e klorokinës kundër koronavirusit. Jo vetëm nuk është efikas, por është i dëmshëm sepse shkakton aritmi kardiake që ka shumë mundësi të jenë vdekjeprurëse. Didier Raoult u rishfaq në televizion mbrëmjen e së martës duke këmbëngulur në bindjet e tij, dhe në një pikë të intervistës përdori një frazë që thotë shumë për qëndrimin e tij: «Të kryejmë një sondazh mes meje dhe Veran – ministri francez i shëndetësisë – dhe të shohin kush fiton”. Nga një anë popullariteti dhe dëshira për të besuar tek një mjekim mrekulli bërës dhe nga ana tjetër të dhënat shkencore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!