“Çështja e sistemit”, Kaso: Nëse ka vullnet të mirë mund të arrihet konsensus para datës 31 maj

schedule19:42 - 26 Maj, 2020

schedule 19:42 - 26 Maj, 2020

Sekretari i çështjeve zgjedhore n PD, Ivi Kaso në studion e “ABC News” ka folur për Reformën Zgjedhore.  I ndalur te çështja e sistemit ai u shpreh se pesha më e madhe e diskutimit është fokusuar te garantimi i procesit zgjedhor dhe që vota e qytetarëve të numërohet ashtu siç është hedhur.

“Besoj që kemi vënë në lëvizje disa mekanizma të cilat kanë qëndruar në hije”, u shpreh ai. Më tej ai theksoi se çdo propozim me standarde ndërkombëtare është i mirëpritur nga opozita.

“Ne si opozitë e bashkuar nuk paragjykojmë asnjë propozim real që propozohen me standarde të mira ndërkombëtare”, tha Kaso.

A është re mundur që zgjedhjet e 2021 të aplikohen me sistemin e ri?

Kaso:  Çështja e sistemit nuk duhet të udhëhiqet nga interesat personale të një personi. Është një çështje që do të ndihmojë të gjithë shqiptarët dhe duhet të jetë objekt i një debati ndërkombëtar. Nëse ka një vullnet të mirë nga pala tjetër, bazuar në standardet më të mira ndërkombëtare besoj që është e mundur të gjendet një konsesus, para datës 31 maj.

Ndoshta 2 javët e para të qershorit e mbyllim përfundimisht?

Kaso: Besoj që po./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!