VIDEO/ Messi, ti je?! Kimmich realizon supergol ndaj Dortmundit

schedule19:17 - 26 Maj, 2020

schedule 19:17 - 26 Maj, 2020

Joshua Kimmich ka shënuar një supergol përballë Borussia Dortmundit, duke kaluar Bayernin në avantazh në klasiken gjermane. Në minutën e 44-ët, mesfushori bavarez i mrekullon të gjithë, duke shënuar një gol alla-Messi.

Gjermani, pas disa kombinimeve me Muller dhe Lewandowski, merr vetë përsipër përgjegjësinë e konkretizimit, duke shënuar me një parabolë nga jashtë zone. Burki mund të bënte më mirë, por ekzekutimi i Kimmich, është me të vërtetë për t’u admiruar. 0-1 Bayern!/abcnews.al

Bundesliga, java 28

Dortmund – Bayern  0-1
Kimmich 44’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!