Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërthen mjeku i Lazios: Nëse Strakosha është pozitiv, unë jap dorëheqjen!

schedule19:36 - 26 Maj, 2020

schedule 19:36 - 26 Maj, 2020

Thomas Strakosha nuk është me Koronavirus, ashtu siç u raportua sot më herët. Pasi reagoi vëllai i portierit kuqezi, ka reaguar dhe doktori i klubit të Lazio, Ivo Pulcini. Sipas tij, Strakosha është në gjendje perfekte dhe në rast se vërtetohet e kundërta, jep menjëherë dorëheqjen.

Për Il Sussudario, Pulcini tha: “Strakosha është në gjendje perfekte si të gjithë të tjerët. Nuk kam nevojë të betohem, dërgoni dikë. Jam gati të jap dorëheqjen nëse diçka nuk është e saktë. Lajmet e rreme nuk janë për njerëz seriozë. Dërgoni dikë nga Federata Italiane.

Një person që bën deklarata pa dokumente dhe pa prova dhe shpik gjëra të pabaza është absurd. Ne dimë si ta menaxhojmë situatën. E rëndësishme në fillim është hidratimi, pastaj vjen nxehja, streçing dhe rritje graduale e ngarkesës stërvitore”, u shpreh Pulcini../abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!