“A do të martohesh për herë të dytë me mua”, Big Basta surprizon Vesën në mënyrën më të bukur

schedule15:54 - 26 Maj, 2020

schedule 15:54 - 26 Maj, 2020

Vesa Luma dhe Big Basta janë një ndër çiftet më të dashur të shoëbizit shqiptar. Çifti është shumë aktiv në rrjete sociale, ku nuk kanë nguruar që ta shprehin publikisht dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.

Së fundmi, këngëtarja ka zbuluar përmes një postimi në Insta Story surprizën e radhës që Big Basta i ka bërë asaj, një letër ku i propozon për martesë për herë të dytë. ”

“Nëse do të të propozoja prapë, a do të martoheshe për herë të dytë me mua?”, shkruhet në letrën drejtuar këngëtares.  Kujtojmë që prej kohësh, dyshja e njohur janë zhvendosur në Zelandën e re, së bashku me djalin e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!