Thaçi: Kurti dhe grupi i tij të përballen me drejtësinë për aktivitetet kriminale dhe politike

schedule14:11 - 26 Maj, 2020

schedule 14:11 - 26 Maj, 2020

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, këtë të martë në një konferencë për mediat është shprehur se kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe grupi i tij kanë kryer vepra të kundërligjshme, duke shkelur Kushtetutën dhe ligjin.

Thaçi pas takimit me përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës, ka theksuar se Kurti dhe të tjerët do të ballafaqohen për veprimet e tyre të kundërligjshme.

“Për vendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk do të komentoj asgjë, pasi po keqkuptohem…Kurti ka ardhur me yryshin e shkarkimit të presidentit, por ka mu shkarku më shpejt se presidenti.  Është koha ku Kurti dhe grupa e tij të përballen me drejtësinë për aktivitetet kriminale dhe politike”,  tha Thaçi.

Gjithashtu kreu i shtetit ka folur edhe për zgjedhjet në komunën e Podujevës, ku tha se do të bisedojë me të gjithë spektrin politik, duke respektuar rregullat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!