Një pediatër, i cili luftoi me jetën për shkak të infektimit me koronavirus, është zbuluar se ka një nivel antitrupash në gjak 40 herë më të lartë se ai i një dhuruesi normal të plazmës. Mjekët shpresojnë se gjaku i tij mund të ndihmojë në shpëtimin e të tjerëve.
Alessandro Giardini, 46, konsultant në spitalin Great Ormond Street Hospital, kaloi 7 ditë në ventilator pasi u infektua me koronavirus.
Por tani është i vendosur të shndërrohet nga pacient në ‘super-dhurues’, pasi doktorët zbuluan nivelin e lartë të antitrupave në gjakun e tij.
Ai u shpreh: “Ishte një ndjesi shumë e vështirë, të dije se mund të mos i shihje më të dashurit e tu. Dua që të ndihmojë sa më shumë njerëz që të mos përjetojnë atë që përjetova unë.”/abcnews.al