Habit klubi skocez i Livingston. Përmes një njoftimi në “Twitter” u kërkohet tifozëve që të votojnë për të ardhmen e një prej lojtarëve të tyre. Në pikëpyetje është portieri Gary Maley, i cili në muajin gusht mbush 38 vjeç.
Ai është pjesë e skuadrës prej dy sezonesh, por nuk ka luajtur në asnjë ndeshje me ekipin e parë. Kështu, qëndrimi i tij te Livingston është në diskutim. Gjithsesi klubi skocez ka vendosur të pyesë tifozët për të ardhmen e tij.
Ata kanë mundësi edhe një ditë për të vendosur dhe deri më tani Gary Maley i ka me vete tifozët, që mund të jenë edhe të skuadrave të tjera. Më shumë se 150 mijë vota deri më tani, ndërkohë që 67.8 e tyre mendojnë se portierit i duhet rinovuar kontrata. /abcnews.al