Portieri i Anglisë me COVID-19: Shokuese, nuk kam takuar askënd!

schedule10:40 - 26 Maj, 2020

schedule 10:40 - 26 Maj, 2020

Teste të shumta në Premier League, ku kanë dalë së fundmi tetë persona pozitivë. Dy prej tyre janë futbollistë. I pari që e pohoi diçka të tillë ishte Adrian Mariappa, mbrojtësi i Watford, ndërkohë që tani ka folur edhe portieri i Bornemouth dhe Anglisë U21, Aaron Ramsdale.

“Është përfundimisht diçka shokuese. Nuk kam qenë me askënd në kontakt dhe e kam marrë atë. Gjithashtu nuk po tregoj asnjë simptomë. Fakti që një i ri i shëndetshëm mund ta ketë virusin është padyshim diçka e frikshme dhe shqetësuese.

Normalisht nuk është diçka e mirë që kam marrë virusin, por fatmirësisht nuk po shfaq simptoma. Është një nga gjërat që fatkeqësisht ka ndodhur dhe po më ndodh edhe mua”, shprehet Ramsdale për “The Sun Sport”, ndërkohë që për momentin është i izoluar dhe të premten do të zhvillojë edhe testin e dytë.

“Kur e dini që nuk e keni pasur virusin, pasi keni ndjekur udhëzimet dhe keni shkuar vetëm në supermarket, kjo është qartësisht e frikshme në fillim. Tani e di që e kam. Ka njerëz të tjerë që e kanë pasur dhe të tjerë që do e marrin, kështu që nuk ka asgjë për t’u ndjerë i turpëruar”, mbyll Aaron Ramsdale. /abcnews.al