Mjekët japonezë: Fëmijët nën moshën 2 vjeç nuk duhet të mbajnë maskë

schedule10:21 - 26 Maj, 2020

schedule 10:21 - 26 Maj, 2020

Fëmijët nën moshën dy vjeçare nuk duhet të mbajnë maska ​​sepse ato mund të vështirësojnë frymëmarrjen dhe të rrisin rrezikun e mbytjes.

Në këtë përfundim ka dalë një grup mjekësor në Japoni, të cilët kanë bërë apel urgjent për prindërit ndërsa vendi po rihapet nga masat shtrënguese.

Për të parandaluar përhapjen e virusit, ekspertët e shëndetit në të gjithë botën rekomandojnë që njerëzit të mbajnë maska ​​kur është e vështirë të mbahet distanca sociale pasi vendet lirojnë kufizimet pas mbylljeve të koronavirusit.

Por Shoqata e Pediatrëve në Japoni ka paralajmëruar prindërit se maskat janë shumë të rrezikshme për foshnjat.

“Maska mund ta vështirësojë frymëmarrjen. Le të ndalojmë përdorimin e maskave për fëmijët nën 2 vjeç “, tha shoqata në një njoftim në faqen e saj të internetit.

Më tej në njoftim thuhej se deri më tani ka pasur shumë pak raste serioze të koronavirusit midis fëmijëve dhe se shumica e fëmijëve u infektuan nga anëtarët e familjes.

Kryeministri Shinzo Abe deklaroi se në gjendje të jashtëzakonshme do të vijojnë të jenë Tokio dhe katër zona të mbetura të hënën pasi numri i infeksioneve ra në të gjithë Japoninë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!