Massimo Brambati, ish-futbollist i Torino dhe Bari, në një lidhje direkte me Instagram me gazetaren Giovanna Martini, ka zbuluar se portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, është me koronavirtus, sikurse edhe mesfushori i Milan, Franck Kessie.
Mediat italiane kanë zbardhur deklaratën e tij, teksa shprehet: “Janë dy lojtarë, një nga Milani dhe një nga Lazio, të cilët kanë dalë pozitivë me koronavirus. I Lazios është Strakosha dhe për të thonë se ka një dëmtim në këmbë. Kjo nuk është e vërtetë. Ai ka bërë një test dhe ka dalë pozitiv.
Nuk e di në lidhje me dëmtimin e Ibrahimovic, por Kessie i Milanit. Meqenëse u kthye nga Afrika së bashku me Gervinho, edhe ai është futur në karantinë”, ka deklaruar Brambati. Sot te Lazio do bëjnë testet e dyta dhe me gjasa do të ketë edhe një qëndrim në lidhje me Strakoshën./abcnews.al