Vizita e Ramës në Turqi/Diskutohet faza e fundit e linjës ajrore Air Albania

schedule16:52 - 23 Mars, 2018

schedule 16:52 - 23 Mars, 2018

Pas takimit që zhvilloi në ditë më parë me presidentitn e Tuqisë Rexhep Taip Erdoan, Kryeministri Edi Rama është takuar me shefin ekzekutiv të TurkishAirlines, Ilker Ayci me të cilin diskutuan mbi fazën e fundit të projektit të linjës sonë ajrore shqiptare, Air Albania.

La pas Brukselin për të vizituar Turqinë kryeministri Edi Rama.

Axhendën e takimeve e bën publike nëpërmjet fotove në rrjetet sociale. Gjatë së premtes është ndalur në Stamboll në zyrën e Shefit Ekzekutiv të TurkishAirlines, Ilker Ayci.

Me të kanë diskutuar mbi fazën e fundit të projektit të linjës shqiptare ajrore Air ALBANIA, e cila po programohet me asistencën teknike të kolosit ajror turki shkruan kreu i qeverisë, sipas të cilit  do të asistohet në të gjitha nivelet operacionale prej tij.Kjo do të ndohë së shpejti paralajmëron kryeministri Rama.

Një ditë më parë kreu i qeverisë shqiptare është takuar me presidentin Turk Rexhep Taip Erdogan. Fotot u bënë publike nga agjencia e lajmeve Anadollu.

Ndërsa vetë kryeministri Sqaroi nëpërmjet nëj statusi në faqjene etij zyrtare në facebook se zhvilloi një darkë pune me Presidentin Erdogan për ecurinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Ata diskutuan për projektet e nisura për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe Air Albania;projektet e reja në turizëm dhe energji;si dhe mbështetjen e Turqisë për programin e qeverisë shqiptare  kundër përmbytjeve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!