Një vajzë nga India ka tërhequr vëmendjen në të gjithë botën. Jyoti Kumari, shkoi në Gurugram, që ndodhet në periferi në kryeqytetin indian, New Delhi, për t’u kujdesur për babanë e vet pasi ai u lëndua në një aksident.
Vajza është detyruar të bëjë 1.200 kilometra për të arritur në shtëpi, pasi u bllokuan për shkak të masave të marra ndaj pandemisë.
Babai i saj ishte duke u shëruar nga lëndimet kur filloi izolimi nga pandemia, më 25 mars. Mirëpo, ata shumë shpejt mbetën pa të holla për të blerë ushqim dhe ilaçe.
Ata mbetën të bllokuar në Gurugram, pasi nuk kishte transport për t’u kthyer në shtëpi. E ndodhur në këtë situatë, vajza vendosi që ta transportonte babanë me biçikletë në këtë udhëtim jashtëzakonisht të vështirë.
Ajo përshkroi mijëra kilometra, ndërsa përpjeket e saj për prindin kanë tërhequr vëmendjen e mediave botërore.
Duke folur nga shtëpia e saj në Sirhulli të Bihar, ku arriti pas një udhëtimi shtatë-ditor, me babanë e saj të dëmtuar të ulur në pjesën e pasme të biçikletës, nga Gurugram më 16 maj, Jyoti tha: “Më herët, nuk mund ta vazhdoja shkollën për shkak të problemeve të mia familjare dhe isha e zënë me punë shtëpie, por tani dëshiroj që së pari të përfundoj shkollën”.
Federata e çiklizmit në Indi ka vendosur të financojë shkollimin e saj. /abcnews.al