Leipzig është skuadra më e urryer nga tifozët e Mainz, të cilët kanë parë ekipin e tyre të zemrës të pësojë 13 gola nga djemtë e Nagelsmann në dy ndeshjet e këtij sezoni. Gjashtë prej tyre i shënoi Timo Werner, emri i të cilit lidhet me një transferim te Liverpool.
Jurgen Klopp e dëshiron në “Anfield” dhe Mainz ka përfituar të bëjë një batutë fantastike. “Klopp, a mund ta marrësh sa më shpejt në skuadër këtë tipin?“, shkruan klubi gjerman në Twitter. Jurgen Klopp e nisi karrierën e trajnerit te Mainz dhe punoi shtatë sezone aty.
Trajneri i njohur ia doli të ngjisë skuadrën e vogël gjermane për herë të parë në histori në Bundesligë në sezonin 2003/2004. Ai ka mbetur i lidhur me Mainz, tifozët vazhdojnë ta adhurojnë dhe me siguri do të qeshë me të madhe kur të shohë këtë postim. /abcnews.al
Kloppo, can you take him already? ? https://t.co/HgSOn6oeUH
— Mainz 05 English (@Mainz05en) May 24, 2020