Mister shkaqet e vetëvarjes së 51-vjeçarit në burgun e Fierit, familjarët kërkojnë sqarim

schedule09:58 - 25 Maj, 2020

schedule 09:58 - 25 Maj, 2020

Familjarë dhe të njohur të Bilbil Zekajt 51-vjeçarit që u vetëvar dje në burgun e Fierit kanë mbetur të tronditur nga akti i rëndë i vetëflijimit një ditë më parë. Ata kanë kërkuar sqarimin e plotë të rrethanave të vdekjes së të afërmit e tij.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton se mbeten mister shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërkohë që burime bëjnë me dije se ai ka kryer telefonatën e fundit me familjarët 20 minuta para se të futej në tualet ku dhe do të vetëvarej.

Ai ishte në pritje të vendimit të gjykatës pasi ishte arrestuar me 1 kg lëndë narkotike. Zekaj akuzohej bashkë me dy persona të tjerë të shpallur në kërkim, për trafik të lëndëve narkotike për shkak se kjo sasi iu gjet në banesë.

51-vjeçari nga Mallakastra nuk njihej si person problematik dhe nuk ka pasur precedentë të mëparshëm penalë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!