Të martën luhet ndeshja më e fortë e Bundesligës. Dortmund pret Bayern Munchen, në një sfidë shumë të rëndësishme për titullin kampion. Bavarezët kryesojnë me katër pikë më shumë dhe verdhezinjtë do të bëjnë të pamundurën për të fituar klasiken gjermane.
Merkato ka ndezur para kohe këtë duel. Jadon Sancho është një nga yjet e Dortmund dhe vështirë se do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm në “Signal Iduna Park”. Manchester United e kërkon me ngulm 20-vjeçarin, por në garë është futur edhe Bayern Munchen.
ESPN raporton se kampionët e Gjermanisë kanë kontaktuar homologët e Dortmundit, duke shprehur interesimin e tyre për sulmuesin e djathtë. Rreth 120 milion euro do të jetë oferta e parë e Bayern, që kërkon të “djegë” United dhe të sigurojë shërbimet e një prej talenteve më të mëdhenj të futbollit. /abcnews.al