Timo Werner duket se nuk është dorëzuar ende në garën për “Këpucën e Artë” në Bundesliga. Sulmuesi i Leipzig shënoi golin e parë në takimin që po luhet aktualisht kundër Mainz në transfertë.
Laimer shpërtheu nga krahu i djathtë dhe shërbeu mirë në qendër për Werner, i cili goditi menjëherë me të djathtën dhe gjeti cepin e largët të portës.
Me këtë gol të shënuar, bomberi gjerman ngjitet në kuotën e 22 golave në kampionat, vetëm 5 gola më pak se Lewandowski i Bayern Munchen. Mainz duket i pafuqishëm për të reaguar, ndërsa Leipzig duket se është nisur drejt suksesit të radhës./abcnews.al
Bundesliga, java 27
Mainz – Leipzig 0-1
Werner 11’