Këtë të dielë gjyqtari Luan Daçi i shoqëruar nga avokatët Jordan Daci dhe Andi Duraj ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme. Daci i cili akuzohet për falsifikimi dokumentesh, sot do te njihet me masen e sigurise për pezullim nga detyra.
Gazetarja Glidona Daci bën me dije për Abc News se gjyqtari Luan Daci ndryshe nga seanca e së premtes këtëtë dielë ka mbërritur në Gjykatë ku do të përballet me masën e sigurisë për pezullim nga detyra.
Kjo masë sigurie i është vendosur disa ditë më parë dhe sot ai duhet të jetë i pranishëm ku do ti bëhet dhe komunikimi i kësaj mase dhe më pas ai ka të drejtë që të argumentojë në lidhje me vendimin që e ka marrë Gjykata dhe mbi provat që rëndojnë nga prokuroria e Posaçme.
Luan Daci, gjyqtar në shkallën e fundit të Vetingut në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u pezullua dhe është marrë në hetim nga Struktura e Posaçme e Antikorrupsion pasi ka fshehur të kaluarën e tij duke gënjyer për një shkarkim nga detyra si i paaftë në vitin 1997.
Shkak për shtyrjen e seancës dy ditë më parë është bërë mungesa e Dacit, ku mësohet se ai ka dorëzuar një raport mjekësor 15-ditor.
Ndërkohë SPAK e akuzon për falsifikim të dokumenteve Dacin, i cili në momentin që aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së KPA-së e fshehu këtë fakt, që kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi./abcnews.al