“Djemtë e mi ndihen më mirë pa tifozë”, trajneri i Dortmund i habit të gjithë

schedule09:10 - 24 Maj, 2020

schedule 09:10 - 24 Maj, 2020

Dortmund e rinisi Bundesligën me fitoren 4-0 në derbin kundër Schalke, ndërsa dje siguroi fitoren e dytë në fushën e Wolfsburg. Verdhezinjtë janë në garë për titullin kampion dhe Bayerni kryesues është katër pikë larg. Të martën përplasen në “Signal Iduna Park” (18:30) skuadrat e dy vendeve të para, në një sfidë titulli.

Trajneri i Dortmund, Lucien Favre i gëzohet fitores në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, aty ku flet edhe për zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë. Zvicerani befason me komentin e tij, duke deklaruar se futbollistët ndihen më mirë me shkallët bosh.

E shfaqëm që në fillim të ndeshjes dëshirën e madhe për të fituar ndeshjen dhe e merituam plotësisht. Më pëlqeu shumë pjesa e parë, e menaxhuam shumë mirë. Mungesa e tifozëve? Më mirë kështu, lojtarët nuk kanë presion dhe ndihen më mirë“, deklaron Favre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!