Borussia Dortmund mori një tjetër fitore ditën e sotme dhe sërish nuk pësoi gol. Verdhezinjtë shënuan dy herë kundër Wolfsburg dhe u kthyen në shtëpi me tre pikë.
Trajneri Favre i gëzohet formës së mirë të djemve të tij, por ka marrë një lajm të keq. Mats Hummels u dëmtua në tendinin e Akilit dhe nuk zbriti më në fushë në pjesën e dytë.
“Hummels ka pasur probleme në tendinë, shpresoj të jetë gati për ndeshjen e së martës kundër Bayern Munchen“, deklaron Michael Zorc, drejtori sportiv i klubit gjerman. Dortmund ndodhet katër pikë larg kreut, që mbahet nga Bayern Munchen.
Të martën zhvillohet dueli për titull. Verdhezinjtë presin në shtëpi kampionët në fuqi dhe shpresojnë të kenë të gatshëm liderin e mbrojtjes. /abcnews.al