Gazetari Ferdinand Samarxhi në studion e “ABC News” kaq folur për festën e Fiter Bajramit.
Ai u shpreh se Ramazani është një revolucion shpirtëror, ndërsa shtoi se bashkëpunimi politik është i rëndësishëm për vendin, ndërsa theksoi se falja nesër do të bëhet në të gjitha faltoret e vendit duke respektuar distancat dhe porositë e Komitetit Mysliman të Shqipërisë.
“Këtë vit kombi ynë ka përjetuar ashtu si të gjithë popujt një ngjarje të vështirë. Muaji i Ramazanit përjetohet si një nga ngjarjet më të mëdha nga besimtarët. Ky muaj përkoi më një situatë të vështirë shpirtërore, por shqiptarët kanë jetuar pandemi komuniste më të tmerrshme se pandemia e natyrës , pasi në rast se përmendej fjala Zot, rrezikoje të shkojë prapa hekurave, por kurrë nuk e mohuan Zotin. Muaji i shenjtë i Ramazanit sjell gjithmonë mirësi”, u shpreh ai.
Më tej gjatë bisedës ai u shpreh se në këtë muaj njeriu është në një sprovë, ku krijuesi i gjithësisë kërkon që njeriu ta sigurojë botëkuptimin, ndërsa shtoi se kërkon që njeriu të bëhet më human, më social dhe të jetë në harmoni të plotë.
“Duke qenë se njeriu është krijesë e zotit, ai kërkon që këtë muaj njeriu të përfitojë nga ky universitet i madh. Në mënyrë figurative është një revolucion shpirtëror. Kultura e tij rritet nuk është më një kulturë interesi vetjak”, tha Samarxhi.
Çfarë është Bajrami?
Samarxhi: Ramazani është një kurorëzim i atij manifestimi të madh që vetë njeriu kërkon ta shfaqë përpara krijuesit të gjithësisë. Nesër në ditën e Bajramit besimtari vjen krenar përpara krijuesit të gjithësisë.
Si do të realizohet falja ndërsa vijojmë të jemi në kushtet e një pandemie?
Samarxhi: Ky Bajram vjen nesër si një kurorëzim, si një dashuri e zjarrtë para krijuesit të gjithësisë. Ne duhet të aderojmë vetëm me besim të krijuesi i gjithësisë. Falja nesër do të bëhet në të gjitha faltoret e vendit duke respektuar distancat dhe porositë e Komitetit Mysliman të Shqipërisë./abcnews.al