FC Seoul fatmirësisht fitoi me përmbysje ditën e sotme kundër Pohang, me rezultatin 1-2. Gjashtë herë kampionët e Koresë së Jugut i falën një gol kundërshtarit që në fillim, pas një gafe që një prej mbrojtësve bëri në zonën e tij.
Nam-Chun Kim, 31-vjeçari i FC Seoul, nuk u mor vesh me portierin e tij, i cili po shkonte drejt topit.Mbrojtësi e devijoi atë dhe nxori huq “gardianin”. Sigurisht Stanislav Iljutcenko nuk mund të gabonte dhe shënoi.
https://streamable.com/l1fg6p
FC Seoul barazoi pas gjysmë ore, ndërkohë që në pjesën e dytë shënoi edhe një tjetër gol dhe mori tre pikët, duke u ngjitur në vendin e dytë pas tre ndeshjesh kampionat. /abcnews.al