Dërgoi Zenitin në majën e Evropës, bomberi rus pozitiv me koronavirus

schedule17:11 - 22 Maj, 2020

schedule 17:11 - 22 Maj, 2020

Një ndër sulmuesit më të njohur rusë, është prekur nga koronavirusi. Përgjigja e testeve ka dalë pozitive dhe Pavel Pogrebnyak është infektuar nga COVID-19. 36-vjeçari është pjesë e Ural Yekaterinburg prej vitit 2018.

Gjendja e tij shëndetësore është e mirë, lajm që raportohet nga një komunikatë zyrtare e klubit. Pogrebnyak ka shënuar 8 gola në 33 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren e Rusisë, teksa kulmin e arriti në vitin 2008, periudhë kur fitoi Europa League (u shpall golashënuesi më i mirë i kompeticionit) dhe Superkupën Evropiane me skuadrën e Zenit Saint Petersburg.

Sëmundja vazhdon në gjendje të butë dhe nuk përben kërcënim për shëndetin e lojtarit. Pavel ndihet mirë dhe është nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore“, lexohet në komunikatën e klubit të Ural Yekaterinburg. /abcnews.al