Hero apo kundërshtar i fortë/ Si presidenti i një kombi të vogël në Amerikën Qëndrore kundërshtoi gjykatat dhe Kongresin për përgjigjen ndaj COVID-19?

schedule09:40 - 22 Maj, 2020

schedule 09:40 - 22 Maj, 2020

Pak udhëheqës botërorë kanë pasur po aq kritika dhe lëvdata, në të njëjtën kohë, për mënyrën si kanë trajtuar pandeminë.

Edhe pse Bukele është  president më pak se një vit, në mars ai ndërmori hapin dramatik të mbylljes së kufirit të vendit të tij edhe përpara se El Salvador të raportonte një rast të vetëm të koronavirusit, shkruan CNN.

Disa  e lavdërojnë atë për ndërmarrjen e një veprimi vendimtar që mund të ketë shpëtuar kombin e tij të vogël të Amerikës Qendrore. Të tjerë thonë se ai është duke vepruar si një burrë i fortë që po shkel kushtetutën e vendit të tij.

Ai është presidenti i parë që nga fundi i luftës civile në Salvador në 1992, që nuk i përket asnjë prej dy partive kryesore politike të vendit.

Gjyshërit dhe baballarët e babait të Bukele ishin emigrantë palestinezë në El Salvador dhe ai kandidoi për president i cili do të shtrëngonte gjërat në një komb të mbërthyer nga korrupsioni i pafund dhe dhuna e tmerrshme e bandave, raporton abcnews.al

Përparësia në mediat sociale

Me gati dy milion ndjekës dhe sondazhe në Twitter që shpesh tregojnë më shumë se një vlerësim 90 përqind të miratimit për të , Bukele ka thyer formën tradicionale për politikanët në vendin e tij dhe ka gjeneruar vëmendje ndërkombëtare.

Në vitin 2019, ai e pranoi se vendi i tij mban përgjegjësi për migrantët e shumtë që largoheshin nga vendi.

 

Përpara mbajtjes së fjalimit të tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Shtator, Bukele i kërkoi audiencës të priste duke bërë  një selfie, për të cilën ai më vonë tha se do të kishte më shumë ndikim sesa fjalimet e tij të përgatitura.

Por para shpërthimit të koronavirusit, disa kritikë në El Salvador paralajmëruan se stili i Bukele po shkatërron gjithnjë e më shumë ndarjen e pushteteve dhe kërcënon demokracinë e brishtë të vendit, raporton abcnews.al

Në kundërshtim me Asamblenë Kombëtare

Në shkurt, ndërsa Bukele kërkoi që ligjvënësit e vendit të aprovonin një kërkesë për kredi 109 milion dollarë për të pajisur më mirë policët dhe ushtarët, trupat e armatosura rëndë marshuan në Asamblenë Kombëtare nën urdhrat e tij, të cilat shumë në El Salvador e panë si një përpjekje të ashpër për të frikësuar popullin dhe një kthim në epokën kur dhuna politike mbizotëronte vendin.

Asambleja Kombëtare hodhi poshtë fushatën dhe incidenti dëmtoi imazhin e Bukele jashtë vendit, megjithëse administrata Trump, e cila e konsideron Bukele një aleat për emigracionin dhe për strategjinë e tij ndaj Venezuelës, nuk i dënoi veprimet e tij, raporton abcnews.al

 

Në mars, përhapja e koronavirusit i dha Bukele një mundësi tjetër për të vepruar me guxim ose, siç pretendojnë kritikët e tij, të rrëmbejë më shumë fuqi për veten e tij.

Pas mbylljes së kufijve, Bukele vendosi masa të rrepta karantine, por gjithashtu shpërdau ushqim dhe para për njerëzit e varfër.

Ai urdhëroi ushtrinë të arrestojë njerëz që shkelin masat e reja.

Gjykata Supreme vendosi se arrestimet ishin antikushtetuese por Bukele nuk e pranoi .

“Pesë njerëz nuk do të vendosin vdekjen e qindra mijëra të tjerëve,” shkroi Bukele në Twitter.

“Një gjë është të interpretosh kushtetutën, dhe është diçka shumë  ndryshme të urdhërosh vdekjen e njerëzve.”

Sipas  Johns Hopkins Covid-19, deri më tani  janë konfirmar 1,571 raste me koronavirus në El Salvador, dhe 31 viktima.

Lufta kundër bandave

Pas një sulmi të bandave në prill, Bukele shkruajti në Twitter se policia dhe ushtria kishin autoritetin të përgjigjeshin ndaj tyre qeveria e tij postoi ​​foto të dhjetëra anëtarëve të bandave pa bluzë dhe të detyruar të ulen në krye të njëri-tjetrit në burg, pavarësisht rreziqeve ndaj  përhapjes së virusit më tej.

“Mendoj se ishte shumë e pështirë dhe mendoj se ishte mënyra e tyre për t’u treguar njerëzve se kush ka fuqi,” tha Will, një ish-anëtar i bandës Barrio 18 në El Salvador, i cili ka filluar një program për shtrirjen e bandave përmes një kishë lokale .

Ai kërkoj që mbiemri  i tij të mos tregohej nga frika se forcat e sigurisë mund ta lëndojnë atë si një ish anëtar i bandës. El Salvador është  një nga vendet më të rrezikshme në botë nga bandat, raporton abcnews.al

Përgjigja e rëndë e qeverisë ndaj pandemisë ka ndaluar përpjekjet e grupit të kishave për të bindur anëtarët e bandave të kërkojnë një jetë të re, tha Will.

“Qeveria nuk e di se si ta identifikojë rrënjën që ka problemi dhe vazhdon të hapë zjarr ndaj gjithçkaje që lëviz, kështu që ne jemi të prekur shumë prej tij,” tha Will. “Unë nuk mund të dal pa u shqetësuar se çfarë lloj oficere policie do të më tërheqë duke ditur se kanë licencë për të vrarë tani nëse ndihen të kërcënuar.”

“Disa thonë se ne po humbasim demokracinë”, shkroi ish-anëtari i bandës, “Por, për të qenë i sinqertë, duket se ai po mendon për njerëzit dhe ka bërë gjëra që nuk janë bërë kurrë në të kaluarën për njerëzit, veçanërisht për ata me të ardhura të ulëta.

Debate mbi rihapjen e vendit

Bukele ka thënë se dëshiron që vendi të fillojë rihapjen e vendit në 6 qershor, por ligjvënësit në Asamblenë Kombëtare kanë thënë se duhet të ndodhë më shpejt.

Të hënën, Gjykata Supreme e vendit rrëzoi vendimin e Bukele, duke thënë se ai nuk kishte autorizimin për të zgjatur masat kundër koronavirusit dhe i kërkoi Asamblesë Kombëtare dhe presidentit që të punojnë së bashku për rihapjen e vendit.

Por, ndërsa ligjvënësit propozuan projektligjin për të hequr menjëherë karantinën, Bukele  përsëri nuk re pranoi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!