Frenkie De Jong është i lumtur që ka takuar përsëri shokët e skuadrës. Barcelona ka nisur stërvitjet individuale dhe në Spanjë pritet leja për të vijuar stërvitjet e plota. Mesfushori holandez analizon situatën në një deklaratë për sajtin zyrtar të klubit., aty ku pranon se nuk mund të përballojë një ndeshje të plotë për momentin.
“Më mungon shumë futbolli, më kishin munguar edhe stërvitjet. Nuk shiheshim me njëri-tjetrin prej 2-3 muajsh, jemi të lumtur vetëm për faktin që u takuam përsëri. Rikthimi në stërvitje ishte shumë i bukur. Stërvitjet individuale nuk janë kaq të këqija, po përmirësohemi fizikisht.
Akoma s’e shoh vetën në gjendje për të luajtur 90 minuta, por kemi edhe disa javë para derisa të rinisin ndeshjet. Javën e kaluar ndoqa Dortmund-Schalke, isha i lumtur që po shihja përsëri futboll. E çuditshme të luash pa tifozë, por shpresoj të rikthehen sa më shpejt në stadium“, përfundon De Jong. /abcnews.al