Edhe pse futbolli në Gjermani ka rifilluar, rastet pozitive të futbollistëve me Koronavirus nuk janë zhdukur. Pak ditë më parë, klubi i Bundesliga 2, Dynamo Dresden, konfirmoi tre raste pozitive me Koronavirus.
Pikërisht te ky klub, është konfirmuar dhe rasti i katërt me Koronavirus, pas testeve të bëra sot. Emri i futbollistit nuk është zbuluar, por është futur menjëherë në karantinim. Ndërsa tre futbollistët e rezultuar pozitivë pak ditë më parë, do të rikthehen në stërvitje të dielën.
Bundesliga dhe Bundesliga 2 nuk kanë ndërmend të ndalen, madje janë zyrtarizuar dhe datat e ndeshjeve të mbetura. Kampionatet gjermane do të përfundojnë, ndërsa futbollistët e prekur, do të karantinohen./abcnews.al