Federico Chiesa është objektivi kryesor i Interit. Antonio Conte e do me çdo kusht në skuadër yllin e Fiorentinës, por rivaliteti është i madh dhe negociatat për blerjen e tij do të vazhdojnë gjatë.
Shitja e Lautaro Martinez te Barcelona, do të mbushë arkat e klubit zikaltër dhe më pas do të nisë ofensiva për 22-vjeçarin e krahut të djathtë të sulmit. Ndryshime do të ndodhin edhe në krahët e majtë dhe të djathtë.
Tuttosport raporton se tre lojtarë të këtyre posteve do të largohen. Candreva, Young dhe D’Ambrosio do të vazhdojnë aventurën me Interin, ndërsa do të largohen Moses, Biraghi dhe Asamoah.
Për krahun e djathtë Chiesa është ëndrra e madhe, ndërsa në të majtin do tentohet njëri prej Alonsos dhe Emerson Palmierit, të dy lojtarë të Chelsea. /abcnews.al