Erl Murati: Shembja e Teatrit nxori në pah arrogancën e qeverisë

schedule16:58 - 21 Maj, 2020

schedule 16:58 - 21 Maj, 2020

Gazetari Erl Murati në studion e “ABC News” u shpreh se shembja e teatrit nxori në pah arrogancën e qeverisë.

Ai u shpreh se ndoshta Shqipërisë mund t’i duhet një teatër i ri, por nuk shpjegohet insistimi për ta shembur godinën, ndërsa shtoi se teatri i ri mund të ishte ndërtuar fare mirë diku tjetër.

“Unë kam pas një qëdrim të dyzuar dhe më shumë kam preferuar që të rri dhe të dëgjoj qëndrimin e palëve. Argumentet e palës që i dhemb teatri dhe dontë që godina mos të shembej janë më bindëse se argumentet e palës tjetër e dëgjuam përfaqësuesin e palës tjetër.

Kryeministrin Edi Rama i cili i vuri kapakun dhe tha se opozita të fitojë zgjedhjet dhe ta ndërtojë teatrin siç ishte nuk funksionon kështu në një demokraci, sepse ndryshe çdo akt i paligjshëm apo i pamoralshëm do të ishte i legjitimuar në pushtetin politik, pushteti politik qoftë në një mandat si një parti e vetme nuk mund të legjitimojë dhe të bëjë çdo gjë që i vjen në mëndje.

Kjo situatë e sigurtë mungese dialogu dhe transparence për të bindur godinën, bën që argumenetet e palëve që e mbrojnë shembjen nuk janë bindëse. Teatri i ri mund të ishte bërë kudo, pasi vlera e asaj godine në bazë të atyre që unë kam ndjekur thuhej se është një godinë e vjetër historike dhe ka vlerë kulturore. Nuk e di se pse duhej shembuj me aq nxitim pasi teatri i ri mund të bëhej diku tjetër”, është shprehur Murati.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Juli Xhokaxhi, ai shpreh se shembja e teatrit nxori në pah arrogancën e qeverisë dhe se sipas tij një qeveri e arsyeshme në një vend demokratik dialogon me qytetarët dhe nuk përdor dhunë.

Teatri dhe ngjarje tjera si ai nxorën në pah arrogancën e qeverisë, ne kemi një kryeministër që është etiketuar si arrogant, jo se i bie tryezës me grusht por të ushtrosh dhunë përmes organeve ligjore dhe tëushtrosh dhunën e pushtetit pa pyetur vullnetin e qytetarëve atëherë kemi të bëjmë me arrogancë. Një qeveri në një vend demokratik vijon dialogun”, ka thënë ndër të tjera ai./abcnews.al