Sulmuesi i PSG-së, Neymar, pasi u shpall kampion i Ligue 1, ka gjetur diçka tjetër për ta kaluar kohën e lirë. Braziliani ka marë pjesë në një “photoshoot” për revistën prestigjoze “GQ”.
Neymar nuk ka qenë vetëm, pasi atë e shoqëronte bukuroshja, Natalia Barulich. Madje ka qenë kjo e fundit që ka zbuluar gjithçka, përmes një postimi në “Instagram”.
“Bonnie & Clyde”, shkruan modelja duke lajmëruar se tashmë pozat e tyre për “GQ” kanë dalë në treg. /abcnews.al