Pak çaste më parë, klubi i Chelsea zyrtarizoi firmën me portierin Willy Caballero. Një firmë e rëndësishme për Blutë, por duket se ky ishte vetëm fillimi.
Kjo pasi pak minuta më vonë, Chelsea zyrtarizoi rinovimin edhe me sulmuesin francez, Olivier Giroud. Kampioni i Botës ishte pa kontratë në fund të këtij sezoni dhe shumë klube ishin vënë pas firmës së tij, ku skuadra favorite, konsiderohej Interi.
LEXO EDHE: Mbush 39 vjeç, Chelsea nuk shqetësohet dhe i rinovon kontratën
Zikaltërit e ndjekin prej kohësh bomberin francez, por ky rinovim i tij me Chelsea, ishte një “shuplakë” e rëndë. Tashmë, zikaltërit e Antionio Contes, duhet të shohin për një tjetër alternativë./abcnews.al
OFFICIAL: Olivier Giroud has extended his Chelsea contract to the end of next season ? pic.twitter.com/61log3o949
— B/R Football (@brfootball) May 20, 2020