Prapaskena e bujshme e merkatos: Messi e Guardiola parimisht te Getafe

schedule14:40 - 20 Maj, 2020

schedule 14:40 - 20 Maj, 2020

Angel Torres, presidenti i Getafe, ka zbuluar së fundmi se kanë qenë shumë pranë Lionel Messi dhe Pep Guardiola, vite më parë, sigurisht. Në një prononcim për “Marca” ai tregon se si dështoi kalimi i argjentinasit te klubi i tij.

“Në vitin e parë, ose të dytë të Messit, kishim bërë gati gjithçka që të vinte në huazim te Getafe. Në fund Rijkaard nuk pranoi dhe ne na mbeti vetëm dëshira për ta marrë”, shprehet Torres, i cili kishte arritur një marrëveshje me Joan Laporta, i cili atëherë ishte president dhe marrëdhëniet mes tyre ishin mjaft të mira.

Në lidhje me Pep, Torres tregon se te katalanasit u mendua të kalonte Michael Laudrup, i cili kishte bërë një sezon të mirë me Getafe dhe te merrnin trajnerin aktual të Mancehsteri City, pasi atëherë te Barcelona nuk ishin shumë të bindur për t’ia besuar ekipin.

“Ishim me Txiki Begiristain (ish-drejtori sportiv i katalanasve) në Zvicër, ku po hidhej shorti për ndeshjet e Europës. Ideja ishte që Michael Laudrup të strëviste Barcelonën, kurse ne si zëvendësues të merrnim Pep Guardiola.

Kjo për shkak se Laporta fillimisht nuk ishte i bindur që të firmoste me Pep”, tregon Torres, i cili në fund e shkarkoi Laudrup, edhe pse kishte shkuar në finale të Kupës dhe në çerekfinale të Europa League. Më pas nisi edhe epoka Pep te katalanasit dhe sukseset e tij dihen tashmë nga të gjithë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!