Studimi i ri/ Koronavirusi nuk doli nga tregu i kafshëve në Wuhan

schedule05:45 - 19 Maj, 2020

schedule 05:45 - 19 Maj, 2020

Një studim i ri i publikuar këtë muaj ka arritur në konkluzionin se koronavirusi nuk ka dalë nga një laborator, por është sjellë nga njerëzit në tregun e kafshëve në Wuhan.

Shkencëtarët që po studionin si të ndalojnë pandemitë në të ardhmen, thanë se virusi që shkakton Covid-19 ishte përshtatur më herët për transmetim njerëzor dhe u ‘importua’ në tregun famëkeq nga njerëzit.

Studiuesit thonin se tregu u dekontaminua shpejt pas shfaqjes së virusit, prandaj nuk është e mundur të përcaktohet saktë sesi ai kaloi nga lakuriqët e natës te njerëzit.

“Observimet tona sugjerojnë se kur SARS-CoV-2 u zbulua fillimisht në fund të 2019, ai ishte i përshtatur paraprakisht për transmetim nejrëzor, në një masë të ngjashme me fazat e fundit të epidemisë SARS-CoV. Shfaqja e papritur e një infeksioni tejet ngjitës si SARS-CoV-2 përfaqëson një shkak serioz shqetësimi, që duhet të motivojë përpjekje të koordinuara ndërkombëtare në parandalimin e ri-shfaqjes së tij në një të ardhme të afërt”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!