Infermierët në Belgjikë i kthejnë shpinën kryeministres

schedule22:46 - 18 Maj, 2020

schedule 22:46 - 18 Maj, 2020

Stafi mjeksor në Belgjikë ka injoruar vizitën e kryeministres së tyre në një nga spitalet me të shtruarit me koronavirus. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se në momentin që kryeministrja belge, Sophie Ëilmes, kryeministrja belge, po i afrohej spitalit me autokolonën qeveritare, stafi u rreshtua tek hyrja kryesore dhe i kthyen shpinën teksa ajo kalonte.

Qeveria ka marrë kritika për mënyrën se si është menaxhuar pandeminë e COVID-19, teksa Belgjika ka numrin më të lartë të vdekjeve sesa çdo vend tjetër për çdo një milion banorë.

Ndërkohë deri më tani në Belgjikë kanë humbur jetën 9 080 persona dhe janë infektuar 55 559 të tjerë.  Infermieret po ashtu kanë pasur mosmarrëveshje me qeverinë, pasi kanë kërkuar më shumë të drejta brenda industrisë së shëndetësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!