Presidenti i PPE Donald Tusk ka dënuar shembjen e Teatrit Kombëtar. Në deklaratën e tij, Tusk shprehet se përdorimi i dhunës kundër protestuesve ditën e djeshme ndaj shoqërisë civile, artistëve, si dhe politikanëve të opozitës është i parapranueshëm
“Dënoj shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, të dielën, një akt kundër vlerave europiane, si ruajtja e trashëgimisë kulturore, shteti i së drejtës dhe dialogu transparent. Intimidimi dhe përdorimi i dhunës kundër protestuesve, shoqërisë civile, artistëve, si dhe politikanëve të opozitës është i parapranueshëm.
Sundimi i ligjit, pavarësia dhe liria e medias, si dhe lufta kundër korrupsionit duhet të mbizotërojnë për përspektivën europiane të Shqipërisë. Shpreh mbështetjen time për PD në luftën e saj demokratike për një Shqipëri më të mirë”, shkruante Tusk.
LEXO EDHE: Shembja e teatrit, reagon KE: U shemb në kohën kur ne kishim bërë thirrje për dialog!
Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar deklaratën e presidentit të PPE. Basha shpreh mirënjohjen për mbështetjen e dhënë për Shqipërinë dhe luftën e PD për rivendosjen e vlerave europiane më vend.
“Prishja e paligjshme e Teatrit Kombëtar dhe dhuna e shtetit kundër qytetarëve paqësorë, artistëve, mediave dhe opozitës është një tjetër rast i asgjesimit të sundimit të ligjit dhe ngritjes së autokracisë në Shqipëri.
Mirënjohje për Presidentin Donald Tusk dhe PPE për mbështetjen e Shqipërisë dhe Partisë Demokratike në luftën tonë për vlerat evropiane, demokracinë, sundimin e ligjit dhe prosperitetin ekonomik”, shkruan Basha/abcnews.al