Ndërhyrja e polumbarëve në liqenin e Banjës e vështirë, dyshohet për trupa të tjerë

schedule15:15 - 18 Maj, 2020

schedule 15:15 - 18 Maj, 2020

Mendohet se në orët e mesditës së sotme në Liqenin e Banjës ka rënë një makinë e tipit mercedez-benz, ku drejtuesi i automjeti, një 57-vjecar G.H banues në Tiranë ka humbur jetën.

Sic raporton gazetari Aldo Kozarja për ABC News, sipas raportimeve të para mësohet se 57-vjeçari ka qenë në Tiranë ku ka kryer dializën.

Lexo edhe: Ishte nisur për të takuar të afërmit, kush është 57-vjeçari që humbi jetën tek liqeni i Banjës

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Cërrik-Gramsh.

Lexo edhe: Pash që ra makina, pastaj doli një trup nga uji: Dëshmitari i aksidentit tragjik në liqenin e banjës flet për Abc News

Për momentin policia e ka të pamundur të hyjë për të kërkuar për trupa të tjerë, për shkak të thellësisë së këtij liqeni, e cila shkon në rreth 100 m thellësi.

Nga ana e policisë nuk konfirmohet ende se sa persona mund të kenë qenë në automjet.

Pritet që në orët në vijim polumbarët e forcave të RENEA-s të kryejnë kontrollin me mjete të specializuara./abcnews.al