Bayerni arriti të fitojë pastër 0-2 në transfertë kundër Union Berlin, falë një goli me penallti të Lewandowskit dhe një gjuajtje me kokë të Pavard 10 minuta nga fundi. Pas ndeshjes, foli kapiteni i skuadrës, Manuel Neuer.
“Ishim dominues që nga fillimi i takimit, edhe pse nuk ishim në formën tonë më të mirë. Jemi të lumtur që dominuam dhe që rikthehemi në shtëpi me tre pikë të plota”, u shpreh shkurtimisht pas ndeshjes gardiani gjerman.
Me fitoren kundër Union Berlin në transfertë, bavarezët shkojnë sërish +4 pikë nga Dortmund, duke e zhvlerësuar fitoren e verdhezinjve dje 4-0 në derbin e Ruhrit kundër Schalkes./abcnews.al
? @Manuel_Neuer: “We were on it from the start, even though we didn’t have our best performance. We’re happy that we dominated the game and go home with three points.” #FCUFCB #FCBayern pic.twitter.com/BB44kQRIIZ
— FC Bayern English (@FCBayernEN) May 17, 2020

