“Cila dhunë policore apo e ke me të dëgjuar nga televizori”, Rama u përgjigjet qytetarëve: Do më kujtoni!

schedule20:28 - 17 Maj, 2020

schedule 20:28 - 17 Maj, 2020

Aksioni për shembjen e Teatrit Kombëtar ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, e cila pasoi me përplasje mes policisë, artistëve dhe aktivistëve.

Përplasjet kanë vijuar përgjatë gjithë ditës në sheshin pranë Teatrit në Bulevardin kryesor të Tiranës.

ABC News ka ndjekur hap pas hapi, me raportimet e gazetarëve direkt nga Bulevardi kryesor i Tiranës.

Siç shihet në këto foto, dhuna ndaj qytetarëve apo aktivistëve të ndryshëm ka qenë e pranishme, madje deri në përdorimin  e gazit lotsjellës në disa momente.

Por përpos asaj që fiksuan kamerat kombëtare edhe ato ndërkombëtare, siç ishte Reuters, Euronews, apo New York Times, policia deklaroi se nuk kishte patur dhunë.

Por nga këto foto, çdokush që do i shihte, kuptohet se sjellja me qytetari mungoi, ose policia humbi kontrollin.

E ndërsa në Bulevardin kryesor të kryeqytetit kamerat ndërkombëtare fiksonin këto pamje, të cilat tashmë kanë bërë xhiron e botës, kryeministri Rama pati një reagim ndaj regjisorit Edmond Budina.

Në fakt kryeministri e ka dhënë një përgjigje konkrete vetëm tani në orët  e pasdites, ndërsa komenton me qytetarët në faqen e tij në facebook.

Për kryeministrin nuk është përdorur dhunë, ose të paktën kjo kuptohet nga përgjigja që i ka kthyer një qytetari.

“Cila dhunë policore? apo e ke me të dëgjuar nga televizori. Eh mor mik ske faj, por do rrosh më gjatë e do më kujtosh për përfaqësimin dhe mospërfaqësimin“, shkruan Rama.

Ndërkohë opozita ka paralajmëruar aksione të tjera politike, ndërsa ka shprehur mbështetjen  e saj për çdo protestë të Aleancës për Teatrin.

Përveç kreut të Demokratëve Lulzim Basha, qëndresës së artistëve dhe aktivistëve iu bashkuan edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, Shpëtim Idrizi, Mesila Doda etj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!