Policia ka ndërhyrë me forcë për shpërndarjen me forcë të protestuesve që kishin bllokuar rrugën “Myslym Shyri” për disa minuta në Tiranë.
Forcat e rendit kanë ndërhyrë me dhunë duke mos kursyer goditjet ndaj protestuesve të cilët refuzonin të lironin rrugën.
Pamjet e rënda u transmetuan LIVE nga Abc News përmes komentit të gazetares Xhensila Kodra.
https://www.facebook.com/abcnews.al/videos/2262855967343933/
Përplasja vijon prej disa minutash, ndërsa deri më tani janë shoqëruar në mënyrë të dhunshme në komisariat një numër i madh protestuesish.
Duket i pakuptimtë ky reagim i dhunshëm i policisë ndaj disa të rinjve rreth moshës 20 vjeçare, ndërsa gjatë paradites së sotme ka patur mjaft raste dhunë ndaj qytetarëve të tjerë dhe gazetarëve.
/abcnews.al