Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një komunikim për mediat u shpreh se vendimi i opozitës do të finalizohet në orën 12:00. Sipas saj, lufta është hapur, ndërsa u kërkoi qytetarëve që të mos njohin postblloqet e policisë.
“Qytetarët shqiptarë, të mos njohin postblloqet e Edi Ramës, gjobat e Edi Ramës. I bëj thirrje Ramës, të lirojë një orë e më parë artistët sepse nuk ka ku të shkojë më. Të marrin përgjegjësi për dhunimin që kanë bërë ndaj grave dhe vajzave, sot nuk është koha për të parë politikën , por të ardhmen. Tashmë njuk do të shikojmë brekët jashtë të Violeta Manushit, por do të shikojnë b*thën jashtë të Edi Ramës.
I bëj thirrje Prokurorëve që ngelen peng i shantazheve, shqiptarëve, që të mos njohin bastardët që të mos njohin bastardët që përdorin Shqipërinë. Mos njihni vendimet e Edi Ramës, sepse ju mbylli në shtëpi dhe ju ka sjellë faturat dyfishin asaj që shpenzoni”, tha Kryemadhi.