Trukimi i Getafe-Villareal, konfiskohen celularët e futbollistëve

schedule15:17 - 16 Maj, 2020

schedule 15:17 - 16 Maj, 2020

Gjithçka për një vend në Champions League. Sezoni i shkuar në Spanjë, nuk kaloi pa probleme dhe kaos, pasi ndeshja Getafe-Villareal po hetohet për trukim. Hetimet kanë nisur dhe po konfiskohen prova materiale nga dita në ditë.

Sot, janë konfiskuar disa celularë të futbollistëve dhe ish-futbollistëve të këtyre skuadrave, si dhe celurarë të futbollistëve të Villareal, pasi ishin pikërisht lojtarët e “Nëndetësë së Verdhë” ata që shkuan në Champions pas barazimit 2-2 mes Getafes dhe Valencia.

LEXO EDHE: Dyshime për trukim në Spanjë, nisin hetimet për duelin e mbyllur pa fitues

Në celurarin e kapitenit të Getafe, Jorge Molina, janë gjetur disa biseda në WhatsApp ku përmenden emrat e Aranda dhe Esteban, dy ish-futbollistë. Esteban, me një “voice-mesagge”, i thotë Molinas se 7 futbollistë të Villareal kanë marrë 2 milion euro. Hetimet vazhdojnë ende nga Policia e Spanjës dhe të reja të tjera, pritet të ketë gjatë orëve të ardhshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!