Danila Cattani, modelja e fitnees, kampione e IFBB Pro League, ka sfiduar portugezin Cristiano Ronaldo. Bukuroshja italiane, qartazi i hap garë yllit të Juventusit, teksa është shprehur: “E sfidoj Cristiano Ronaldon në një garë për muskuj barku”.
Portugezi, para disa kohësh nisi një sfidë të tillë në rrjetet sociale dhe tashmë bukuroshes Danila i është kujtuar dhe ka rikthyer sfidën. Italiania që çmend ndjekësit në Intagram, nëse e shikon nga fotot, do të jetë një rivale e fortë për Ronaldon. /abcnews.al