“Fanellë apo ulëse autobusi”, plas ironia në rrjet për uniformën e United

schedule22:19 - 15 Maj, 2020

schedule 22:19 - 15 Maj, 2020

Janë publikuar disa foto të fanellës së Manchester United për sezonin e ardhshëm dhe tifozëve, nuk iu ka pëlqyer aspak. Kjo për shkak të dizajnit që ka bërë kompania Adidas, që në formë dhe në ngjyrë, ka lënë për të dëshiruar.

Ngjyra do të jetë e kuqe, por me disa nuanca të zeza dhe të verdha të shpërndara. Jakë “V” dhe me sponsorët Chevrolet dhe Kohler, fanella e United duket se e ka identitetin për sezonin e ardhshëm.

Por me këtë dizajn, tifozët nuk janë absolutisht dakord dhe kanë shpërthyer në rrjetet sociale. Krahasimet me të tallur kanë qenë të shumta, por ai që ka marrë vëmendje më të madhe, është krahasimi i një tifozi, i cili shkroi: “Ngjan më shumë me një ulëse autobusi”. Gjithsesi, ky mbetet vetëm një koncept, pasi Adidas ka ende kohë për një dizajn të ri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!